Spasovski në shënjestër? Arrestohet i afërmi i tij në rastin “Pin Petrol”

Media pranë pushtetit raportojnë se Drejtoria për Policinë Financiare po kontrollon dokumentacionin e kompanisë “Pin Petrol” nga Kumanova.
Sipas raportimeve, kontrollet vijnë pas dyshimeve për keqpërdorim të fondeve që kompania ka qenë e detyruar t’i paguajë Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Sipas informacioneve ende jozyrtare, është arrestuar një e afërme e ngushtë, konkretisht kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ndryshe, pronar i “Pin Petrol” është Dobrin Petrushevski, biznesmen për të cilin është shkruar se ka marrëdhënie të mira me Spasovskin, ndërsa djali i tij, Nikica, ka qenë këshilltar i tij.
Priten më shumë informacione nga organet hetimore për aksionin e Policisë Financiare.