SPB konfirmon sulmin me armë në Tetovë – 30 gëzhoja të gjetura në vendngjarje

Persona të panjohur kanë shtënë me armë automatike ndaj një shtëpie në rrugën 111 në Tetovë, njofton TV Koha, duke cituar burime zyrtare nga SPB-Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, kur autorët, të cilët lëviznin me një motoçikletë-skuter, kanë qëlluar në drejtim të shtëpisë në pronësi të M.T. nga Tetova, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, në momentin e të shtënave pronari dhe familja e tij ndodheshin brenda në shtëpi, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku, ndërsa është konstatuar dëm material në objektin banesor.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e SPB-Tetovë, së bashku me prokurorin publik, dhe janë duke u ndërmarrë masa intensive hetimore për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij sulmi të armatosur.

Hetimet vazhdojnë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights