​Ronaldos i kërkohet të transferohet te Lille për ta rivalizuar Messin, jep përgjigje të shkurtër

vull

Cristiano Ronaldo ka qeshur me kërkesën që ia ka bërë bashkëlojtari i tij te Portugalia Jose Fonte për t’u bashkuar me Lionel Messin në Ligue 1 sezonin e ardhshëm.

Messi përfundoi zyrtarisht kalimin e tij në Paris Saint-Germain në fillim të kësaj jave pasi përfundoi lidhja e tij e gjatë me Barcelonën.

Në një konferencë emocionale për shtyp të dielën, fenomeni i shënimit të golave pranoi se ai donte të qëndronte në “Camp Nou” por që kufizimet financiare ia ndaluan gjigantëve të La Ligas për ta mbajtur dhe për t’ia vazhduar kontratën argjentinasit, përcjellë KosovaPress.

Ai tani është bashkuar me gjigantët francezë në një marrëveshje dyvjeçare me përfitime prej 35 milionë eurove në sezon.

Kjo do të shënojë herën e parë që Messi do të luajë futboll jashtë Spanjës, ndërsa rivali i tij më i madh Ronaldo ka pasur sukses në Portugali, Angli, Spanjë dhe aktualisht në Itali.

Bashkëlojtari i Ronaldos në radhët e Portugalisë Jose Fonte ka zbuluar se i kishte dërguar një mesazh me tekst bashkatdhetarit të tij duke i thënë që të bashkohej me Lille për të rivalizuar edhe një herë Messin.

“Është emocionuese. Padyshim që sa i përket konkurrentëve do të jetë edhe më e vështirë për ne, por ne jemi gati për këtë sfidë. Unë i shkrova mesazh Cristianos që të vijë në Lille! Ai është përgjigjur vetëm me ” ha ha ha “, ka thënë Fonte.

Next Post

Grubi nga UEJL: Proceset e Marrëveshjes së Ohrit kanë fillim, por nuk kanë fund

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Dr. Artan Grubi ishte i pranishëm sot në panel diskutimin me temë “Pas dy dekadave, a është Marrëveshja Kornizë e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur të barabartë?”, e organizuar nga ana e Universitetit të Europës Juglindore […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: