Aleksandar Trajkovski: Do të luftojmë deri në fund, do të japim gjithçka nga vetja për ta arritur qëllimin

vull

Reprezentuesi i Maqedonisë, Alesandar Trajkovski ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme me Austrinë, të cilën e humbëm me rezultat 3:1. Ai vlerëson se austriakët nuk janë më të mirë se përfaqësuesja jonë.

“Sinqerisht mendoj se luajtëm 70 minuta futboll të mirë dhe luftuam deri në fund, pastaj pranuam dy gola naiv nga krosim dhe një rëvënie anësore. Nuk mund të them se austriakët ishin me kualitet më të mirë se ne. Ne krijuam raste, luajtëm futbollin tonë, treguam se mundemi ndaj secilit dhe mendoj se nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë deri rezultati pozitiv. Kjo Maqedoni nuk do të dorëzohet asnjeherë, kemi edhe dy ndeshje deri në fund dhe pastaj e shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Trajkovski.

Ai gjithashtu falenderoi publikun për mbështetjen që ua dhanë nga tribunat dhe beson se do të shpërblehen me loja të mira në dy ndeshjet tjera.

“Një falenderim deri tek të gjithë ata njerëz që erdhën për të na mbështetur. Të gjithë dëshironim që ndeshjen ta mbyllim me rezultat pozitiv, por besojmë që në dy ndeshjet e radhës, do ta arrijmë. Do të tentojmë për të kaluar fazën e grupeve dhe ti bëjmë krenar tifozët. Ne do të luftojmë deri në fund”, shprehet Trajkovski.

Reprezentuesi thotë se që kanë kohën të mjaftueshme për tu përgatitur për ndeshjen e radhës me Ukrainën.

“Kemi ende kohë deri tek ndeshja, duhet të mbledhim forcat për ndeshjet e radhës. Do ta shikojmë ndeshjen për të parë ku i kemi bërë gabimet, kemi kohë që të pushojmë. Atmosfera mbetet e njejtë, mjaftueshëm jemi të motivuar për atë se e dijmë se kemi shanse të vazhdojmë më tej”.

“Me Ukrainën do të jetë ndeshja kryesore. Pastaj e kemi edhe me Holandën, por nëse e fitojmë Ukrainën kemi shanse të mëdha ta kalojmë grupën. Për atë arsye duhet të fokusohemi te ajo ndeshje”, përfundon Trajkovski.

Next Post

Ministri i MBPEU-së, Hoxha: Pjesë në hapjen e promovimin njëjavor "Java e produkteve nga RMV-ja në Bukuresht"

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha, bëri të ditur se  në kuadër të Diplomacisë Sportive, si mbështetje dhe promovim të reprezentacionit të futbollit, në EURO 2020, sot në Bukuresht filloi promovimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore të RMV-së dhe promovimi i vendit tonë si një destinacion […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: