ANDRE MENSALAO, PËRFORCIMI I RADHËS I KUQEZINJVE

vull
0 0
Read Time:57 Second

Shkëndija do të jetë përvoja e tij e re në Evropë, pasi që gjatë vitit 2021 ka luajtur në kampionatin armen. Në gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit armen FC Sevan, ku ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Paraprakisht, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në shtetin e tij të lindjes në Brazil.

“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Ndjehem mirë në qytetin e Tetovës, ka disa ditë që jam këtu dhe veç më kam filluar të ambientohem në këtë qytet. Maqedonia e Veriut është angazhimi im i dytë në Evropë pasi që në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkëndija ka lojtarë shumë cilësorë, luan futboll të shpejtë dhe futboll sulmues, dhe mendoj se pikërisht kjo më konvenon mua pasi që luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv. Gjatë karrierës time kam luajtur në Brazil, dhe ardhja ime në Shkëndijë është sfidë e re për mua për të treguar të gjitha kapacitetet e mia”, u shpreh Mensalao gjatë nënshkrimit të kontratës.

Andre Mensalaos i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Drejtori Avziu: Vitin e kaluar kemi pasur fluks të vizitorëve, kemi një vit edhe më të mirë përpara

Që nga fillimi i krizës së kovidit, turizmi ka ndryshuar në mënyrë drastike. Reduktimi i kapaciteteve të disponueshme për shkak të kovid- masave dhe numri i vogël i aranzhmaneve janë pasojat që kanë prekur më shumë këtë sektor. Megjithatë, për kompaninë ELEM turs viti i kaluar ishte më se i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: