As shtatori nuk do të mund ta gjej gati stadiumin “Arena Kombëtare”, e për këtë arsye djemtë e kombëtares do të duhet të udhëtojnë edhe një herë larg kryeqytetit.
Edhe pse pritej që takimet e mbetura të eliminatoreve të Europian 2020 të zhvilloheshin zyrtarisht në këtë stadium, kjo do të jetë e pamundur pasi punimet vijojnë.
Ka qenë vetë UEFA, e cila e bën të ditur këtë fakt, përmes të njoftimit zyrtarë për orën, datën dhe vendin ku do të zhvillohet ndeshja e parë eliminatore ndaj Islandës.
Sipas UEFA-s takimi Shqipëri do të zhvillohet në Elbasan, më 10.09.2019 në orën 20.45 në “Elbasan Arena”