Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka është zgjedhur sot anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar që do të ketë për herë të parë një përfaqësues të rëndësishëm në organizmin më të lartë të futbollit evropian
Kjo ishte hera e dytë që Duka kandidonte për këtë post. Herën e parë Duka e humbi betejën vetëm për pak vota.