Arrihet marrëveshja paraprake, zbulohet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

vull

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve. Mirëpo, burime të besueshme për “Panorama Sport”, kanë bërë me dije se 73-vjeçari Edi Reja, ka arritur një marrëveshje paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Marrëveshja me Reja-n

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar. Nga burime të besueshme të njerëzve që kanë informacione të sakta rreth çështjes, gazeta ka mësuar se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumëçka tjetër.

Next Post

Nesër shans i ri për marrëveshje për Prokurorinë Speciale

Për nesër në orën 18 është caktuar takimi i tretë i grupeve të punës mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së për arritjen e një marrëveshjeje për projektligjin për Prokurorinë, konfirmojnë për TV21 nga Ministria e Drejtësisë. Ky takim vjen pasi mbrëmë VMRO-DPMNE-ja dorëzoi në Ministri propozimet e saj në formë amendamentesh për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: