Mbrojtësi i djathtë i Ajax-it, Nusair Mazraoui, do të largohet nga Amsterdami në fund të këtij sezoni dhe do të kalojë në Allianz Arena.
Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare si lojtar i lirë, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një sezon shtesë.
Mazraoui në Bayern do të fitojë 4 milionë euro, plus bonuse shtesë. Me këtë, drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë dëshirën Julian Nagelsman, i cili për një kohë të gjatë kërkonte përforcimin në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Për Mazraouin ka pasur interesim edhe nga Barcelona, por në fund Bayern Munich doli fitues në garën për nënshkrimin e tij.
You must be logged in to post a comment.