Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Besmir Bojku: Ftoj gjithë struganët të na përkrahin për të shkruar historinë

2 min read
E mërkura është dita vendimtare, është dita kur gjithë struganët duhet të jenë në shkallët e stadiumit të qytetit për të përkrahur skuadrën e zemrës, Struga Trim Lum, që mund të shkruaj një histori të re.
🔺 Një gjë e tillë do të ndodhte nëse ekipi ynë do të siguronte finalen e madhe të Kupës, ndërsa për të bërë një gjë të tillë, sot bashkë me ju do të duhet të eliminojmë një ndër skuadrat më të mira në vend, Makedonija GJ.P.
🔺 Kështu mendon edhe zëvendës kapiteni, Besmir Bojku, i cili beson se në fund së bashku me gjithë tifozët që do e përkrahin skuadrën, do të festojnë kualifikimin për në finalen e madhe të 20 majit.
💬 “Mendoj se ëshë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të klubit. Është vetëm një ndeshje, luajmë në stadiumin tonë, janë vetëm 90 minuta për të shkruar historinë më të re, për të luajtur për herë të parë në finale si ekip dhe për të shpërblyer Presidentin dhe Drejtuesit e klubit që na kanë qëndruar pas edhe në kohë kur kemi patur kriza. Gjejë rastin të ju bëjë thirrje të gjithë struganëve të vijnë të na përkrahin në stadiumin e qytetit dhe në fund të ndeshjes të festojmë së bashku” – u shpreh Besmir Bojku për faqen zyrtare të klubit strugan.
🔺 Ndeshja Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P starton në ora 16:00.