Borussia Dortmund ka ulur në mënyrë drastike çmimin për Jadon Sancho

vull

Nga kampi i Borussia Dortmund, ata ulën në mënyrë drastike çmimin për anësorin e tyre Jadon Sancho, për të cilin Manchester United ishte i interesuar.

“Djajtë” e dëshironin me forcë lojtarin 20-vjeçar të kombëtares angleze, por refuzuan të paguanin 120 milion paund të kërkuara nga Borussia Dortmund, e cila nuk hoqi dorë nga qëllimi i saj dhe nuk e la lojtarin të largohej, pavarësisht nga fakti se detajet e bashkëpunimit midis Sancho dhe United tashmë janë rënë dakord.

Tani, siç shkruan “Mirror”, Borussia Dortmund, në mënyrë që të zvogëlojë humbjet, do të pranojë të shesë Sancho për një çmim shumë më të ulët se sa ishte kërkuar më parë.

“Milionerët” do të heqin dorë nga 30 milion paund të tjerë dhe do të bien dakord të shesin një nga lojtarët e tyre më të mirë për një simë prej rreth 88 milion paund.

Kjo e lë derën të hapur për Manchester United i cili mund të ribashkohet në garën për anësorin e shpejtë.

Next Post

Arrestohet një person nga Tetova i kërkuar me urdhërarrest

Sot (04.02.2021) rreth orës 12.45 minuta, në rr. “Vonvardarska” në Tetovë, me urdhër gjyqësor, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë arrestuar L.D. (47) nga f. Gajre-Tetovë, i dënuar me dënim me burg prej katër viteve për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu Tetovë” […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: