Bulku flet si trajner: Kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër

vull

Ervin Buklu ishte i besuari i Xhani de Biazit por më pas edhe i Kristian Panuçit. Të gjitha ato që ish-mesfushori i kombëtares ka mësuar, duhet t’i vëri në funksion në sfidën e së hënës kundër Andorrës. Bulkut i është besuar drejtimi i kombëtares kuqezi në një moment aspak të lehtë, ndërsa në konferencën zyrtare për mediat ai shprehet i bindur për një fitore.

“Duke qenë pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjetër. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tone”, ka thënë Bulku, që më pas ka shpjeguar edhe emocionet në prag të debutimit si trajner.

“Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrij dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata”.

Andorra i ka kushtuar kombëtares kuqezi një nga humbjet më të turpshme. Përpara 17 vitesh, Bulku ishte në fushë si lojtar, ndërsa tani kthehet si trajner.

“Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bindur që nuk do të ndodhë më ai gabim”, është shprehur ish-mesfushori.

Next Post

Haradinaj shkarkon zëvendësministren që bombardimet e NATO-s i quajti gjenocid (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila kishte thënë se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb. Kryeministri ka thënë se deklarimet e tilla janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. “Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: