Burhan Mustafa do të bëhet me klub të ri

vull

Nuk kanë kaluar as edhe një javë dhe si duket portieri shkupjan Burhan Mustafa do të bëhet me klub të ri.
Siç mësojmë, Mustafa është në bisedime me ekipin e Rabotniçkit, ndërsa gjasat janë shumë të mëdha që në gjysmësezonin e dytë ai të vesh fanellën e “romatikëve”.

Kujtojmë se Burhan Mustafa u largua nga Boreci i zhgënjyer nga kryesia e klubit, edhe pse sipas të gjitha statistikave ishte njëri ndër më meritorët që vitin e kaluar Boreci të mbetet në ligë, ndërsa këtë vit të renditet në mesin e tabelës në gjysmësezonin e parë.

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar se afati kalimtar dimëror fillon më 15 janar dhe përfundon më 11 shkurt. /SHENJA/

 

Next Post

Marca: Reali merr lojtarin e Bayernit, gjermanët janë të zemëruar

REAL MADRID duhet të njoftojë së shpejti se ata kanë rënë dakord për gjithçka me David Alaba, njoftoi Marca në kopertinën e sotme. Informacioni u botua gjithashtu nga gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano, i cili shkroi në Twitter se austriaku dhe Reali së shpejti do të bien dakord përfundimisht […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: