Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

vull
0 0
Read Time:45 Second

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat që po i jepen në lojë.

Armando Broja, sulmuesi kuqezi që militon në radhët e skuadrës së Chelsea-t ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme, duke barazuar shifrat për ekipin e tij, në miqësoren që blutë e Londrës zhvilluan kundër Bournemouth.

Broja, që u fut në lojë në pjesën e dytë të sfidës gjeti golin në minutën e 71-të, pas një krosimi nga e majta, që sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi mjaft mirë.

Ky nuk është goli i parë që Broja shënon me skuadrën e Chelsea-t, teksa disa ditë më parë ka shënuar edhe në miqësoren ndaj Peterborough, duke dhënë sinjale të mira për teknikun e londinezëve dhe për ekipin Kombëtar që do të rinisë në shtator ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

E bukur dhe e talentuar, zërin e Leonës duhet ta dëgjoni gjithsesi

Është shumë e re në moshë. Por, Leona Shijaku posedon një zë unik, profesional dhe të mrekullueshë. Ajo këtë gjë e ka dëshmuar disa herë, përmes disa videove të hedhura në rrjetin social në Instagram. E, zëri unik është vërejtur edhe nga ndjekësit e saj, duke i treguar përmes komenteve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: