Dembele do të marrë një kontratë të re

vull

Barcelona dëshiron të zgjasë kontratën me Usman Dembele, njoftoi ESPN, duke cituar një burim nga klubi. Dembele ka një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2022. Barça nuk dëshiron të futet në një situatë kur futbollisti, për të cilin pagoi 105 milion euro, të largohet nga klubi falas.

Barcelona ishte në kërkim të një klubi për Dembele në afatin kalimtar të verës, por ai vendosi në minutën e fundit të mos pranojë huazimin te Manchester United. Sipas mediave, që nga ardhja e Ronald Koeman, ai ka qenë duke u sjellë si një profesionist i vërtetë.

 

Që nga fillimi i sezonit ai ka luajtur 11 ndeshje, shënoi katër gola dhe regjistroi dy asistime.

 

Një burim nga klubi konfirmoi për ESPN se Manchester United është ende i interesuar për Dembele.

 

Koha do ta tregojë se çfarë do të ndodhë me Dembele, nga kjo distancë është e qartë se edhe nëse ai merr një kontratë të re, ai nuk do të jetë në gjendje ta nënshkruajë atë përpara 24 Janarit, kur do të zgjidhet presidenti i ri.

Next Post

Bisha me katër rrota: Audi R8 RWD Panther Edition

Audi ka zhvilluar R8 RWD Panther Edition me rrota të pasme për vitin 2021, me serinë e kufizuar në vetëm 30 njësi. Mundësohet nga një motor V10 me aspirim natyror 5.2 litra me 540 kuaj fuqi dhe 540 Nm çift rrotullues maksimal. Përshpejton nga 0 në 100 km / orë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: