Dembele është ende duke u shëruar

vull

Skuadra e Barcelonës pas largimit të Lionel Messit dhe Antoan Grizmanit këtë verë, nuk po dëshiron të humbë edhe sulmuesin tjetër, Ousmane Dembele.

Sulmuesi mbetet i dëmtuar nga “Euro 2020”, por do të ketë një takim të kontratës të planifikuar këtë muaj. 24-vjeçarit do t’i ofrohet rinovimi i kontratës me Barcelonën këtë muaj.

Dembele është ende duke u shëruar nga dëmtimi i kyçit të këmbës që pësoi me Francën në qershor, por klubi i tij me sa duket është i ‘etur’ për t’u siguruar që ai të qëndrojë edhe për disa vite tek ekipi spanjoll.

Francezi tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën pasi atij i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, dhe ‘blaugranët’ kësisoj nuk duan të humbasin futbollistin për t’u larguar me parametra zero.

Sulmuesit i është dhënë numri i 7 në fanellë për sezonin e ri, që është një indikator i qartë se ekipi spanjoll e dëshiron me çdo kusht qëndrimin e tij në klub.

Next Post

Presidentja Osmani kritikon autoritetet zvicerane: Ju e keni për detyrë të vaksinoni njerëz me rrënjë të huaja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u ka bërë thirrje shtetasve zviceran nga Kosova që të vaksinohen, raporton blick.ch përcjell “Bota sot”. Sipas saj, Zvicra është pjesërisht fajtore për faktin se shumë qytetarë me shtetësi të dyfishtë ende nuk janë vaksinuar. Spitalet zvicerane ankohen. Shtrimet në spital si pasojë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: