Dy futbollistët e Shkëndijës, pozojnë edhe me flamurin e UÇK-së

vull

Nuk ishte java e Kombëtares tone kjo që po lëmë pas, ku edhe Shpresat morën një humbje në Elbasan Arena përballë Turqisë U21 me rezultatin 1-2.

Pavarësisht humbjes, djemtë kuqezi arritën të bënin një lojë tepër të shkëlqyer ku u spikatën dhe disa prej tyre.

Pas ndeshjes lojtarët e Shkëndijës së Tetovës, që janë pjesë e shpresave të Shqipërisë, patën edhe një suprizë në shkallët e stadiumit, teksa disa tifozë kishin udhëtuar posaçërisht nga Tetova për të kuqezinjtë.

Përsa i përket futbollistëve të skuadrës së Shkëndijës, Imeri e nisi sfidën si titullarë, ku më pas u zëvendësua nga shoku i tij Shefiti.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Shkëndijës dhe njëkohësisht të Shpresave kuqezi, kanë pozuar së bashku me tifozët e Tetovës, Ballistët.

Në foto dallohen qartë simbolet tona Kombëtare ku ndër to, edhe flamuri i UÇK, që nuk mungon asnjëherë kur luan Shqipëria.

Tashmë është mëse e qartë që këta djem të rinj që aspirojnë për t’iu bashkuar Shqipërisë së madhe ekziston një ndjenjë e madhe për atë fanellë./Shqiperia.ch/

Next Post

Presidenti Ademi priti ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata

residenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata, i cili shoqërohej nga Bekim Brestovci, kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani dhe Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFK-së në Gjermani, e ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi, Flamur Bunjaku dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: