E dashura i sjell dy punëtore seksi në shtëpi, ja çka bëri sportisti

vull

Diçka e çuditshme ka ndodhur me legjendën e kriketit, Shein Uarn, i cili është bërë një nga personat më të përfolur, për shkak të një ngjarje të ndodhur në shtëpinë e tij.

 

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, e dashura e 49-vjeçarit kishte menduar ta surprizonte partnerin e saj, teksa i kishte sjellë në shtëpi dy punëtore seksi.

 

Megjithatë jo çdo gjë shkoi sipas planit, pasi Uarn kishte lënë dritaren e shtëpisë së tij 2.7 milionë paund hapur, dhe të gjitha zhurmat kanë dalë jashtë duke shqetësuar fqinjët e tij që ndodhen aty afër.

 

Personat që ishin aty afër kanë arritur të fotografojnë gocat që ishin te shtëpia e legjendës së kriketit, të cilat janë identifikuar si Davina 19 vjeç dhe Popi 27 vjeç.

 

Për shqetësimin që sillnin zhurmat ka folur edhe një person që ndodhej aty afër teksa shprehet: “Ai po bënte një festë në shtëpinë e tij dhe nuk i interesonte se çfarë dëgjonin të tjerët.

 

E la dritaren hapur dhe mund t’i dëgjoje qartë të gjitha zhurmat. Këtu ka disa fqinjë shumë afër, përfshirë edhe familje.”, theksoi dëshmitari.

Next Post

Hisen Xhemaili emërohet Ministër për përmirësimin e klimës investuese në kompanitë vendore!

Hisen Xhemaili nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim emërohet Ministër për përmirësimin e klimës investuese në kompanitë vendore. Mes tjerash Xhemaili sot në rjetin social facebook iu drejtohet me faleminderim drejtë Liderit të BDi-së z. Ali Ahmeti. Ai thotë:   “Të dashur miq, dua të shpreh falënderimet e mia […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: