Trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo ka vendosur që në ndeshjen ndaj Xhenoa-s të marrë një vendim më se radikal.
Gjegjësisht, strategu të cilët i vlon nën këmbë për shkak të rezultateve jo të favorshme, ka vendosur që sulmuesin Krishtof Pjontek i cili vitin e kaluar ishte yll në skuadër ta dërgoj në tribuna, transmeton KohaNews.
“Tutosport”, bënë të ditur se polaku ndeshjen me ish-skuadrën e tij do ta ndjek nga banka e rezervistëve, ndërkaq mundësia ekziston që ai të dërgohet në tribuna.
Xhampaolo ka vendosur që në vend të tij ta vendos në formacionin e parë, Ante Rebiq./KohaNews