Elita e futbollit vendor nis edicionin e ri 2020/2021 dhe përballja e parë e Shkëndijës është kundër Shkupit në Çair

vull

Sezon i ri me ambicie të vjetra për Shkëndijën. Titulli kampion mbetet përcaktim edhe për sezonin e ri dhe kuqezinjtë nisen në ndjekje të këtij objektivi që në ndeshjen e parë të dielën në fushë të Shkupit.

https://web.facebook.com/fcshkendija/photos/pcb.3262208800468320/3262207760468424/?type=3&theater

Skuadrat e presin nga një situatë jashtëzakonisht e pazakontë sezonin e ri, duke ditur rrëmujën që ka krijuar pandemia me COVID-19. Të gjitha ekipet pa përjashtime kthehen të luajnë ndeshje zyrtare gjashtë muaj pasi kishin bërë këtë në momentin e ndërprerjes së sezonit të kaluar në mes të muajt mars.Tashmë kur situata duket pak më e qetësuar, elita e futbollit vendor do të ngrejë siparin.

Kundërshtari
Skuadra e Shkupit ashtu si Shkëndija këtë verë do të përfaqësojë vendin në Kupat e Europës. Në raport me sezonin e shkuar shkupjanët kanë pësuar ndryshime të shumta në formacion dhe ndeshjet e para do të japin pasqyrë më reale për potencialin e tyre.

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin në Çair me fillim në orën 17:30.

Next Post

Barcelona dhe Bayern Munich do të luajnë njëra-tjetrën në ndeshjen më tërheqëse të çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Dy gjigantët evropianë kanë qenë kampionë evropianë pesë herë në historinë e tyre, dhe tani ata do të duhet të vendosin në një ndeshje kush është më i mirë këtë sezon. Ai duel luhet në 14 gusht. Sipas orarit, ndeshjet çerekfinale do të fillojnë ditën e mërkurë me ndeshjen Atalanta – […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: