Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Ernest Gjoka për kanalin e klubit ka folur për fazën përgatitore, merkaton e realizuar dhe pretendimet për gjysmësezonin pranveror.
- “Faza e parë e vështirë për lojtarët sepse ngarkesat fizike janë të larta”
- “Përmes ndeshjeve kontrolluese synojmë të gjejmë formën optimale”
- “Merkato? Mendoj se jemi plotësuar, por s’përjashtoj edhe ndonjë risi”
- “Shkëndija është ndërtuar për sukses dhe ne besojmë të dalim kampion”
Futbollistët kuqezi kanë hyrë në javën e dytë të përgatitjeve dimërore dhe me katër lojtarë të ri stafi teknik beson të ketë skuadër të kompletuar në synimin për të mbrojtur titullin e kampionit. Duke qenë se Shkëndija gjithnjë tërheq vëmendjen e opinionit, në lidhje me ndodhitë e fundit dhe rrjedhën e përgatitjeve për kanalin e klubit ka folur trajneri Ernest Gjoka.