Ernest Gjoka: Pas epërsisë 2:0 shpërqendrimi bëri në fund të luajmë me stres

vull

Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Ernest Gjoka pas triumfit 2:1 ndaj Akademia Pandev ka folur për kanalin zyrtar të klubit në Youtube.

• “Pas epërsisë 2:0 shpërqendrimi bëri në fund të luajmë me stres”
• “Futbollistët japin maksimumin dhe këto fitore janë meritë e tyre”
• “Mundohemi me rotacion të ruajmë lodhjen dhe ngarkesën e lojtarëve”
• “Të mbështesim njëri tjetrin që nga tifozi e deri lartë te kryesia”

Shkëndija fiton 2:1 Akademia Pandev dhe pas gjashtë xhirove numërojmë 4 fitore dhe 2 barazime, jemi të pamposhtur dhe me 14 pikë ruajmë pozitën e liderit në renditje. Besart Ibraimi me dy realizime (38’ dhe 74’ pen.) ishte vendimtarë në triumfin, ndërsa vetëm vlerë statistikore do të ketë goli i Sashko Pandevit. Fitorja ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka, i cili pas ndeshjes ka lavdëruar futbollistët për përkushtimin e treguar.

Ernest Gjoka: Dalim dhe bëjmë diferencën me dy gola, pastaj bëjmë një gabim dhe detyrohemi përfundimin e ndeshjes 13-14 minuta t’i kalojmë nën stres. Normal asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe duhet patjetër të jemi të kujdesshëm, por mendoj që futbollistët janë duke dhënë maksimumin, janë duke bërë shumë mirë dhe këto janë fitore të tyre. Nuk është kollaj që të vraposht të enjten me maksimumin e mundësive, të vraposht të dielën në maksimumin, e shihni që po bëj edhe pak rotacion  për t’i ruajtur futbollistët. Gjithsesi shumë e rëndësishme është të mbajmë këtë ritëm dhe të ecim përpara.”

Ernest Gjoka: “Unë pretendoj dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Jemi në një ritëm pozitiv dhe fitoret gjithmonë të mbajnë në ritëm, por që duhet të kujdesshëm sepse kampionati është shumë i vështirë, çdo ndeshje është e vëshitrë dhe sidomos kundër neve çdokush jep maksumin e tij. Sigurisht se neve na duhet fitorja që të mbajmë këtë ritëm dhe të ikim përpara. Të jemi të kujdesshëm, të qetë. Të mbështesim njëri tjetrin që nga tifozi e deri lartë te kryesia, sepse kjo punë që bëjmë ne do shumë durim. Dhe për mua durimi është virtyt, ato që e kuptojnë këtë punë dhe i japin durimin skuadrës sepse kjo punë nuk është një apo dy javë. Flasim për një vit kalenderik dhe në këto momente mund të kemi momente të mira dhe të këqia. Kampionati sapo ka filluar dhe është shumë i gjatë. Duhet mbështetje dhe të jemi gjithë bashkë për të ecur përpara.”

Next Post

Ministri i Ekonomisë Bekteshi promovon turizmin malorë

Këtë të dielë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kishte ditë pune, por për dallim nga ditët tjera me kostum në kabinet, kësaj radhe me veshje sportive dhe në ambient të hapur morri rrugën e bjeshkëve të Sharrit për të kontribuar edhe personalisht në promovimin e turizmit malorë, i cili […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: