Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndanë 40.000 euro për ndërtimin e Stadionit të futbollit të Hanit të Elezit

vull

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është nënshkruara “Marrëveshje Mirëkuptimi” me të cilën Federata e Futbollit të Kosovës me 40.000 euro do të ndihmojë në ndërtimin e stadiumit të futbollit “Suad Brava” në Han të Elezit.
Marrëveshjen e Mirëkuptimit e nënshkruan në emër të FFK-së, Kryetari Agim Ademi, në emër të Komunës së Hanit të Elezit, kryetari Rufki Suma dhe në emër të Klubit Futbollistik “Sharri” nga Hani Elezit, Kryetari i Klubit Mexhait Kalisi.
Për të ndërtuar stadiumin e futbollit “Suad Brava” në Han të Elezit kanë kontribuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikit Hapsinorë me 50.000 euro, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport me 50.000 euro, ndërsa pjesën e mbetur të këtij projekti kapital për sportin e Hanit të Elezit do ta mbulojë Komuna e Hanit të Elezit.

Next Post

Ramush Haradinaj me urim emocionues për ditëlindjen e nënës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nënën e tij për ditëlindje. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj uroi dhe kujtoi dhimbjet e shumëta që ka përjetuar nëna e tij. “Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy nder […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: