Federata e Futbollit të Maqedonisë investon më shumë se 300 000 euro për rikonstruimin e Stadiumit të Qytetit në Kavadar

vull

KF Tikveshi dhe qyteti i Kavadarit do të do të kenë atë që me dekada kanë ëndëruar gjithë dashamirët e vërtetë të futbollit. Pas 30 viteve, Stadiumi i qytetit në Kavadar do të ketë plotësisht pamje të re. Federata e Futbollit të Maqedonisë në tërrësi rikontruoi dy tribuna (jugore dhe lindore), ndërsa plotësisht do të mbulohet me konstruksion të ri tribuna jugore. Tashmë janë siguruar 2000 ulëse të reja për stadiumin e KF Tikveshit. Komuna e Kavadarit do të rinovojë dhe modernizojë zhveshtoret dhe hapsirat e mbetura në kuadër të stadiumit.

“Për pak kohë kemi kaluar rrugën nga ideja në realizim. Të gjithë e dimë sa rëndësi ka stadiumi i Tikveshit për qytetin e Kavadarit. Jemi shumë të kënaqur nga rrjedha e deritashme e aktiviteteve, avansimi i punëve tashmë shihet, ndërsa pranverën e ardhshme do të shohim pasqyrën e kompletuar të Stadiumit të Qytetit. FFM siguroi mjete për ndërtimin dhe rikonstruimin e tribunave të stadiumit, ndërsa bashkë me vetëqeverisjen lokale do të vazhdojmë të krijojmë kushte për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike. Falënderim deri te kryetari i Komunës, Jançev dhe administrata tij për sigurimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe mundësinë për të filluar realizimin e projektit në afat sa më të shkurtër kohor”deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

“Për realizimin e këtij projekti shprehim falënderim të madh deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë. FFM siguroi mjete dhe kryen rikonstruimin e stadiumit. Për projekte të këtilla të mëdha, nuk mundemi njëri pa tjetrin dhe në këtë mënyrë vetëm avansojmë bashkëpunimin tonë. Jemi në komunikim të përditshëm me njerëzit e federatës, stadiumi në një mënyrë është ‘materie e gjallë’ dhe bashkarisht mundohemi të bëjmë punë pozitive për futbollin dhe për sportin në përgjithësi në qytetin tonë. Atë që Federata e bën bashkë me komunat, thjesht secili patjetër ta përkrahë pasi që investohen mjete, ndërsa përfitim kanë klubet. Më vjen mirë që edhe në si vetëqeverisje lokale pas shumë viteve krijojmë pamje të re për Stadiumin e Qytetit, ndërsa kjo është pasuri për qytetin e cila do të zgjasë dhe do të jetë shtytje për shumë gjenerata të reja të futbollistëve në të ardhmen”, shprehet kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Paraprakisht, Federata e Futbollit të Maqedonisë me mjete të programës “Hat-Trick” të UEFA-së finansoi vendosjen e terrenit të ri me bar natyral me sistem kullimi dhe ujitje në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, ndërsa gjithashtu vendosi komplet edhe sistem të ri për ndriçim dhe tashmë ai stadium ofron kushte për zhvillim të ndeshjeve në termin të natës nën dritat e prozhektorëve.

Së shpejti, Federata e Futbollit të Maqedonisë tërësisht do të përfundojë punët dhe do të lëshojë në përdorim tribunën e re në stadiumin e Çairit në Shkup, vazhdojnë punimet në ndërtimin e terrenit të ri te fusha e Renovës në Xhepçisht, ndërsa një prej projekteve më të mëdha që pritet të finalizohet është stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir.

Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër, ndërsa një prej projektet më të rëndësishme në periudhën që pason është rinovimi i plotë dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin e qytetit në Shtip.

Next Post

Në Tetovë AZGJ-ja shpërndau fletushkën për të drejtat gjuhësore

Nëpunësit administrativë të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) sot në Tetovë shpërndanë fletushkën për të drejtat themelore gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i publikimit dhe i shpërndarjes së kësaj fletushke është që qytetarët të njihen me të drejtat e tyre themelore gjuhësore. Kjo përmban informacione të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: