Femrat / Shqipëria U-17 turne kualifikues për Europianin në Lituani

vull

Kombëtarja U-17 e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola, do të marrë pjesë në muajin shtator në raundin kualifikues për Kampionatin Europian të Femrave, raund që do të zhvillohet në Lituani nga data 10 deri më 17 Shtator. Në këtë raund kualifikues do të marrin pjesë katër skuadra, Republika e Irlandës, Greqia, vendasit e Lituanisë dhe Shqipëria.

 

17 vjeçaret e trajnerit Kola do të grumbullohen në datë 5 Shtator në Kompleksin Tropikal për të zhvilluar seancat stërvitore dhe kolauduar grupin përpara nisjes për në Lituani, që do të bëhet në datë 9 Shtator. Më datë 10 Shtator, në orën 14:00, do të luhet edhe ndeshja e parë kundër Republikës së Irlandës. Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më datë 13 Shtator kundër fqinjëve të Greqisë, përsëri në orën 14:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në këtë turne kualifikues do të zhvillohet më datë 16 Shtator kundër vendasve të Lituanisë, e cila ashtu si edhe ndeshjet e para do të luhet në orën 14:00, më orën shqiptare. Në këtë “Qualifying Round” që zhvillohet në muajin shtator kualifikohen dy skuadrat e para në çdo grup eliminator dhe 4 vëndet e treta më të mira në të 11 grupet.

 

Ky është grumbullimi i dytë për këtë vit për Shqipërinë e femrave U-17, pas atij të zhvilluar në fillim të muajit mars ku skuadra e Kolës u përgatit për pjesëmarrjen në UEFA Youth Girls Development, turne që u mbajt në Maltë.

Next Post

KRRE publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë deri në javën e ardhshme.     Sipas KRRE-së çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara dhe do të shiten me çmim të njëjtë, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: