Feronikeli bindës, Prishtina mund Llapin

vull

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 31-të në IPKO Superligë. Skuadra kryesuese, Feronikeli, ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 4:1, duke e ruajtur pozitën e parë në renditje edhe pas kësaj jave. Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e 33-të, me golin e shënuar nga Kastriot Rexha. Epërsinë në 2:0 e shtoi Jean Carioca Da Silva pas vetëm dy minutash lojë në pjesën e dytë. Më pas ishin mysafirët që shënuan kur Filonit Shaqiri shënoi një supergol nga distanca, kur po zhvillohej minuta e 61-të. Megjithatë, në minutat në vazhdim Feronikeli u tregua më këmbëngulës dhe arriti që të shënojë edhe dy herë, nëpërmjet Kastriot Rexhës (74’) dhe Mendurim Hoti (84’).
Ndërkohë, derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në praninë e mbi 10 mijë tifozëve, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, ku në fund fitores iu gëzuan futbollistët e Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të mëdha në garën për titull për bardhekaltrit e kryeqytetit e shënoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 88-të. Ndërkaq, ndeshja në Prizren, ndërmjet dy skuadrave që edicionin e ardhshëm do të garojnë në një kategori më poshtë, Lirisë dhe KEK-ut, u mbyll me fitoren e prizrenasve me shifrat 3:1. Golat për Lirinë i shënuan Fatih Karahoda (15’) dhe Liridon Fetahaj (31’, 90’), derisa golin e vetëm për KEK-un e shënoi Rilind Nimani (85’).

Next Post

Presidenti Thaçi priti kongresistin amerikan Ed Case, flasin për paqen dhe stabilitetin rajonal

Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë. Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: