Florent Muslija bëhet me pasaportë të Kosovës, i gatshëm për ndeshjet e radhës

vull

5 gusht, 2019 – Anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija tashmë ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe gjatë kësaj jave do të pajiset me pasaportë të Kosovës. Kësisoj, ai, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi falënderon ambasadorin Beq Cufaj, stafin e Ambasadës, Ministrinë e Brendshme dhe të gjitha institucionet tjera që në raste të këtilla kanë konsideratë dhe i përshpejtojnë procedurat për marrje të nënshtetësisë së Kosovës për futbollistët që veshin fanellën Dardane. Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për përfaqësuesin e Kosovës në Gjermani, Fekmi Kongjeli, i cili ishte iniciator i bisedimeve që Florenti t’i bashkohet Kosovës.

Florent Muslija është pjesë e Hannover 96 dhe është lojtar shumë i talentuar, i cili pa dyshim do të jetë një armë më shumë për përzgjedhësin Bernard Challandes në misionin për ta bërë ëndrrën realitet – kualifikimin në Euro 2020.

Next Post

Shpifjet e Xhevat Ademit ndaj Jashar Kasamit

Xhevat Ademi gjatë bisedës telefonike me Ali Ahmetin, lëshuar nga El Çeka, shpifos si ato gratë e këqija ndaj Teuta Arifit dhe Ispektorit Shtetëror të Arsimit, Jashar Kasamit. Për hirë të së vërtetës dhe dashurisë ndaj arsimit jemi të detyruar t’i zbulojmë të pa vërtetat shpifëse të Xhevat Ademit ndaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: