Fundi i “Champions League” siç e njohim ne: Grupet shfuqizohen, propozohet “modeli zviceran”, vetëm për të kënaqur të pasurit

vull

“Sky Sports” anglez shkruan se në takimin e EUFA me 55 federata kombëtare, u prezantua një propozim për përbërjen e ardhshme të Champions League.

Nëse një propozim i tillë miratohet, ai do të hynte në fuqi në vitin 2024 dhe UEFA shpreson që ndryshimet të bëjnë që klubet më të mëdha të heqin dorë nga ideja për të bërë një Superligë Evropiane.

Për shkak të rritjes së numrit të pjesmarrësve dhe numrit të ndeshjeve të luajtura, sipas këtij modeli, në vend të 32 klubeve në Ligën e Kampionëve, do të ishin 36, ndërsa në vend të 125 ndeshjeve, do të luhen 225 duele në sezon. Kjo do të rriste të ardhurat nga shitja e biletave dhe të drejtat televizive.

Formati i ri do të eliminonte grupet në fazën e parë, kështu që sipas të ashtuquajturit “model zviceran” ekipet do të luanin nëntë ndeshje kundër dhjetë ekipeve të ndryshme. Do të formohej një kampionat, dhe pastaj tetë fituesit e vendit të parë do të shkonin në çerekfinale.

16 ekipet e ardhshme do të luanin më pas në play-off për të arritur në çerekfinale.

Sky nuk shkruajti asgjë për pjesëmarrësit e mundshëm, ose se si skuadrat do të kualifikoheshin në atë ligë.

Next Post

Milioner i dyfishtë nga Petrovec në Shkup!

Lojtar i “Sport Life” në Petrovec – Shkupi u bë milioner DYFISHT! Me një biletë fenomenale të luajtur dy herë, ai arriti të fitonte një milion denarë në të dy biletat.  Ai e pagoi biletën për 10 ndeshje me koeficient nga 1.82 në 2.60 një herë me 750 denarë për një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: