Futbollistja e talentuar zgjedh Kosovën para Gjermanisë

vull

Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur ta përfaqësoi Kosovën.

Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

 

Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të merr shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhe pse tash luan për Jena dhe ka patur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në Shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj” – ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani.

Next Post

E pazakontë: Turistja zhvishet dhe po shijon rrezet e diellit në aeroportin e Shkupit [Foto]

Tashmë në sezonin veror dihet që numri i turistëve është më i madh. Nuk janë raste të rralla kur udhëtarët detyrohen të presin më orë të tëra nëpër aeroporte për arsye të ndryshme.   Një turiste ka zgjedhur një mënyrë të veçante për të pritur, ajo është zhveshur dhe është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: