Giorgio Chiellini i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i ligamentit të gjurit, pranoi se ai tashmë ishte duke menduar për jetën pas futbollit.
“Do të luaj edhe disa vjet të tjera, jo më”.
“Do të dëshiroja të kisha një karrierë në menaxhim, por ngadalë. Unë mendoj se gabimi më i madh për ne futbollistët është se ne mendojmë se jemi gati për diçka të re pasi të përfundojmë karrierën. Kur ndaloni së luajturi, midis 35 dhe 40 vjeç, nëse jeni me fat, mendoni se dini gjithçka për futbollin. Por më pas futeni në botën e biznesit, ku njerëz të së njëjtës moshë kanë bërë punën e tyre nw nivel të lartë për 15 vjet “, tha Chiellini.
You must be logged in to post a comment.