Gostivari barazon me Dinamon, Enis Dervishi shënon eurogol

Gostivari gjatë ditës së sotme në Ohër ka zhvilluar edhe takimin e dytë kontrollues në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Erxhan Menga luajtën baraz 1:1 me skuadrën serbe të Dinamo Vranjes, skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me epërsi.

Deri tek barazimi skuadra e Gostivarit erdhi vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë eurogolit të shënuar nga Ens Dervishi, futbollistit tetovar, i cili gjatë kësaj merkatoje erdhi nga rradhët e Teteksit.

Ndeshjen e rradhës Gostivari do ta zhvillojë me 26 korrik kundër Dukagjinit në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Next Post

Irma Marku: Me këngën realizova ëndrrën në sirtar

Irma Marku ka 7 vite që i është përkushtuar muzikës me shumë pasion dhe si duket po ia arrin të sjellë produksione mjaft të mira dhe që pëlqehen nga publiku. Projekti i saj i fundit me titull “Gurë gurë bëhet kalaja” një këngë simpatike me titull interesant ka bërë që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: