Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Haaland bëri historinë e Premier League

1 min read

Erling Haaland shënoi golin e dytë për Manchester Cityn në ndeshjen kundër Wolverhampton në fitoren 3-0. Në minutën e 16-të, sulmuesi norvegjez gjuajti saktë nga 18 metra dhe e vendosi topin pas shpinës së portierit Jose Sa.

Me këtë gol, Haaland u bë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon të paktën një gol në katër ndeshjet e para të sezonit si mysafir.

Që nga fillimi i sezonit ai ka shënuar në Londër kundër West Ham (dy gola), Newcastle, Aston Villa dhe tani Wolves.

Ky është tashmë goli i tij i 11-të në ligë në vetëm shtatë ndeshje, ndërsa për Cityn ai ka shënuar gjithsej 14 gola në 10 paraqitje.