Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Hazard: Situata është delikate, dua të luaj më shumë

1 min read

Këtë sezon Eden Hazard nuk është në plan të parë te Real Madrid, klub në të cilin nuk luan rregullisht nën drejtimin e Carlo Ancelottit, gjë që nuk e pengon të luajë sërish për kombëtaren belge.

 

Ai u startua në ndeshjen e djeshme ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve, ndeshje në të cilën sulmuesi luajti 65 minuta dhe në të cilën skuadra e tij festoi me 2-1, duke ruajtur kështu shanset për vendin e parë në tabelë.

Pas ndeshjes në Bruksel, sulmuesi foli hapur për situatën e tij në Real dhe pranoi se nuk është i kënaqur me kohën e lojës që ka në kampionin aktual të Evropës dhe Spanjës.

– Ka pasur kohë të vështira sepse dua të luaj, por jo. Ndihem mirë në Real Madrid, thjesht luaj më pak. Dhe kur luaj, luaj mirë. Situata është delikate sepse dua të luaj më shumë, – tha belgu.