Ish presidenti i Juves: Sa më shpejtë që Ronaldo largohet, aq më mirë

vull

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë për largimin nga Torino këtë afat veror.

Portugezi është në negociata me Manchester Cityn, pavarësisht që marrëveshja është shumë e komplikuar.

Pavarësisht që Juventus beson se Ronaldo do qëndrojë, ish presidenti i tyre, Giovanni Cobolli Gigli thotë se është më mirë që portugezi të largohet.

“Gjithmonë kam qenë i sinqertë, nënshkrimi me Ronaldon ishte gabim. Është e pamundur të fitosh investimin dhe do mbetet ashtu”.

“Është lojtar i mirë, por duhet të jem i sinqertë, sa më parë të largohet, më mirë për të dhe Juventusin”.

“Shpreson që Allegri e di si të vazhdojë ta përdorë Ronaldon, siç bëri ndaj Udineses. Kjo është, me inteligjencë dhe kur ndeshje është duke u zhvilluar”.

“Ronaldo e pengon sulmin e Juventusit. Pa të mund të bëjnë gjëra të shkëlqyera në anën kolektive”, deklaroi ai.

Ndërkohë, situata me Cityn mbetet e komplikuar ngase Juventus kërkon Gabriel Jesus në shkëmbim, derisa Guardiola do e pranojë CR7 vetëm nëse Raheem Sterling largohet.

Next Post

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç sot do të qëndrojë në Republikën e Kosovës, ku do të të takohet me homologen nga Kosova Albulena Haxhiu. Në takim pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndihmë juridike në lëndë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: