Nero Azzurri” kaloi në epërsi në minutën e nëntë kur rrjeta e Buffon u trondit nga Martinez pas asistimit të Barela.
Një nga yjet kryesorë në ekip, Lukaku, nuk luajti në këtë ndeshje me nikoqirët, të cilët humbën duelin për shkak të kartonëve të verdhë.
Në anën e kundërt, “Zonja e Vjetër” kishte Ronaldon i cili u kujdes për kthesën e plotë në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Portugezi së pari barazoi në minutën e 26-të nga penalltia, dhe vendosi epilogun përfundimtar në minutën e 36-të të ndeshjes.
Juve pas kësaj fitoreje është më afër finales në këtë kompeticion, ndeshja e kthimit është në Torino një javë më vonë.