Kërkesë e presidentit Ademi dhe KE të FFK-së rreth pajisjes së futbollistëve me pasaporta

vull

Pas përmbylljes së procesit të marrjes së nënshtetësisë dhe pasaportës së Kosovës nga ana e futbollistit Florent Muslija, i cili iu bashkua ekipit të sukseseve, presidenti Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, duke i parë vështirësisë procedurale të pajisjes me pasaportë të futbollistëve tanë (përkundër dëshirës dhe përkushtimit të njerëzve kompetent të organeve përkatëse) e paraqesin këtë kërkesë:

Kërkohet nga institucionet shtetërore kompetente – Presidenca, që ta zgjedhin rrugën dhe kohën më të shpejtë të mundshme për të dekretuar dhe për të pajisur me pasaportë sportistët tanë në përgjithësi, sepse procedura e tanishme dhe kërkesa e dokumentacioneve të shumta bënë që sportistët tanë të kenë probleme të natyrave të ndryshme, sidomos në shtetet evropiane ku ata jetojnë e veprojnë.
Prandaj, kërkojmë që për sportistët tanë të përdoret procedurë e veçantë, e cila do të mundësonte dekretimin dhe pajisjen e tyre me nënshtetësi dhe pasaportë në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ky veprim do të mundësonte kompletimin e ekipeve tona sportive dhe do ta realizonte më shpejtë dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tonë që nëpërmjet sportit të japin kontributin për atdheun e tyre – Kosovën. Besojmë se kjo kërkesë e jona do të hasë në mirëkuptimin e plotë të institucioneve shtetërore dhe në të ardhmen sportistët tanë nuk do të hasin telashe të tilla procedurale për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, ngase edhe koha e tyre për t’u marrë me çështje të tilla është e limituar, duke pasur parasysh faktin se janë pjesë të klubeve të mëdha evropiane.

Bashkë drejt sukseseve të reja!

Presidenti i FFK-së
Agim ADEMI

Next Post

Presidenti Ademi takoi presidentin e FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar sot një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me presidentin e FSHF-së, njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, para fillimit të kampionatit të ri dhe për të diskutuar për Komisionin Hat-Trick. Me këtë rast presidenti Ademi konsultoi presidentin Duka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: