Klubet e Basketbollit të Shqipërisë dhe Kosovës do të luajnë në një Ligë Unike, shorti është hedhur

vull

Shtatorin e kaluar u krijua me bujë të madhe Liga Unike e Basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa thuajse 7 muaj më vonë janë përzgjedhur skuadrat dhe është hedhur shorti për këtë kompeticion.

Kështu skuadrat e nominuara nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Më pas është hedhur shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet e këtij kompeticioni, që do të startojë të martën e ardhshme dhe do të kulmojë më 14 prill me finalen e madhe.

E martë
16:00 Vllaznia-Peja
19:00 Rahoveci-Teuta

E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet, 13Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)

Finalet, 14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe

Next Post

Familja Adili nga Tetova me dy femijë të sëmurë, fillon iniciativa për t’i siguruar një shtëpi

Me një banesë shumëkatëshe jeton familja Adili në qytetin e Tetovës. Kjo familje në pamje të parë duket si të gjithë të tjerat por kur futesh brenda, kupton në sytë e fëmijëve se ata janë shumë më të ndryshëm. Dy vajzat e Fetahije Adilit kanë probleme shëndetësore, vajza e madhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: