Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës reagojnë ndaj vendimit të Agjensionit për rini dhe sport për ndarje të vauçerëve

vull

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës reagojnë kundër vendimit të fundit të Agjensionit për rini dhe sport për ndarje të vauçerëve për federatat dhe klubet sportive, pasi ekipi i Universitetit në kategorinë e meshkujve është i ranguar në të njëjtin nivel me ekipin që radhitet i fundit në kategorinë e femrave duke marrë një shumë turpëruese të mjeteve financiare, kurse skuadra e universitetit në kategorinë e femrave është injoruar fare, duke mbetur pa vauçer.
Ekipi në kategorinë e meshkujve ka shfaqur formë të jashtëzakonshme dhe është në garë për titullli në kampionatin vendor. Poashtu çdo vit ka qenë finalist edhe në Kupë dhe vetë sukseset e dëshmojnë që ekipi nuk e meriton një trajtim të tillë. Skuadrat e Universitetit të Tetovës, dënojnë mënyrën e ndarjes së vauçerëve pasi vlerësimi dhe aplikimi i tyre nuk është bërë në mënyrë të drejtë dhe në bazë të rezultateve pasi skuadra të ranguara më poshtë në renditje kanë marrë shuma të majme parash.
Diskriminimet e tilla që bëhen nga ana e Agjensionit për rini dhe sport nuk janë në dobi të askujt pasi i dëmtojnë skuadrat dhe shpirtin konkurrues të sportit në përgjithësi. Të shpresojmë që institucionet përkatëse të marrin masa lidhur me këtë problematikë dhe kjo qasje të rregullohet, pasi e dëmton rrëndë aktivitetin sportiv dhe e ul redimentin e tij në një nivel tejet të ulët dhe të papranueshëm.
Next Post

Në UEJL hapet ekspozitë me punimet një semestrale të studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (12 shkurt 2021), e shpalli të hapur Ekspozitën me punimet e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit. Është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut organizohet ekspozitë me punime të studentëve të këtij drejtimi që në semestrin e parë. Rektori i Universitetit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: