Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

vull

Në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve, ka shënuar fitore përballë KV “Janta Volej”, me rezultatin e thellë 3:0 në sete, në takimin që u luajt në Shkup më 30 tetor (e premte).

Me këtë fitore, klubi ynë ngjitet në vendin e parë të renditjes me 12 pikë dhe konfirmohet si njëri ndër pretendentët për titull, pasi nga 4 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 4 fitore, duke dominuar plotësisht ndaj kundërshtarëve në çdo aspekt të lojës.

Kapiteni i ekipit, Hamza Veseli deklaroi se ky sukses është arritur nga angazhimi i përbashkët ekipor. “Fshehtësia e këtij suksesi është si rezultat i punës së palodhshme të gjithë ekipit dhe stafit drejtues. Besoj se deri në fund do të shpallemi kampion vjeshtor”, tha kapiteni i skuadrës, Hamza Veseli.

Sikurse skuadra në kategorinë e meshkujve edhe KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e femrave, nuk njeh humbje. Në takimin e fundit, të luajtur në Tetovë kundër KV “Nakovski Volej”, më 31 tetor (e shtunë), klubi ynë triumfoi me rezultat 3:2 në sete dhe renditet në pozitën e dytë me 5 pikë, por ka një ndeshje më pak se skuadra e vendit të parë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, me shumë mundësi titulli do të përfundojë te ekipi i Universitetit të Tetovës.

Next Post

Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin sllovak, Markush: Diskutohet përvoja e digjitalizimit

Përvojat dhe njohuritë sllovake, në aspekt të digjitalizimit të administratës publike, ishin në fokus të takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadorit të Republikës së Sllovakisë Henrik Markush. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan lidhur me proceset reformuese dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: