Futbolli mund të jetë shumë i paparashikueshëm dhe gjërat kurrë nuk mund të dihen paraprakisht me siguri sidomos nëse fati luajti një rol.
Spezia humbi në shtëpi nga Frozionone që stërvitet nga Alesandro Nesta dhe më parë fitoj me të njëjtin rezultat si mysafirë kështu që në fund doli si fitues vetëm për shkak të rregullit të ligës italiane të futbollit në rast të një barazimi , shihet renditja përfundimtare e tabelës në fund të sezonit.
Pasi luajti 38 xhiro në Serie B, Spezia ishte e treta me 61 pikë, dhe Frosinone hyri në play-off për Serie A nga vendi i 8-të me 54 pikë dhe arriti në finale.
Spezia u themelua në vitin 1906, por kurrë nuk ka luajtur në Serie A.Vetëm në vitin 1944, kur nuk u luajt kampionati më i mirë italian për shkak të Luftës së Dytë Botërore, u luajt turneu Campionato Alta Italia, në të cilin luanin klube nga rajonet veriore të Italisë, kështu që jo vetëm që ishte Spezia atje, por edhe fitoi turneun, por Federata Italiane nuk e njeh atë titull si një titull në Serie A.