Koha e shqiptarëve/ “Të bëhemi si Shkëndija”! Klubi shqiptar në elitën e Malit të Zi, i hapi dyert edhe Vllaznisë

vull

Nga Klaudio Ndreca

Një erë e re që fryn për suksesin e shqiptarëve! Të paktën nga sporti situata duket shumë premtuese për arritjet tona në nivelet më të larta. Ekipet shqiptare kanë bërë një hap përpara me kualifikimin e tyre së bashku në turin e parë të Europës, pa harruar Renovën dhe Shkëndijën e Tetovës. Situata duket shumë premtuese edhe me Shqipërinë U-21 dhe talentet që po i bashkohen Kombëtares A, për të mbërritur sa më larg.

Në Maqedoni kemi si përfaqësues më të mirë të shqiptarëve Shkëndijën e Tetovës, ekipi që tanimë kryesohet nga Ernest Gjoka dhe lufton gjithmonë për titullin kampion, duke ia dalë në objektiv përpara dy sezonesh. Gjithashtu edhe në Malin e Zi kemi përfaqësuesit shqiptarë të cilët kërkojnë të thonë fjalën e tyre në kampionat.

Një ekip i sapongjitur në elitë, KF Deçiq, ndodhet në vendin e dytë duke marrë 5 pikë në 3 ndeshjet e para. Kjo skuadër kryesohet nga presidenti Pal Dreshaj, që është një patriot i madh dhe nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për trevën tonë. “Objektivi ynë është që të bëhemi si Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar shqiptarët në mënyrën më të mirë”, do të shprehej Dreshaj për “Duelin Sportiv”.

Elitën e premtoi dhe menjëherë do të arrihej, ndërsa në momentin kur në stadiumin e Vllaznisë do të bëheshin punime në impiantin sportiv, Dreshaj i hapi menjëherë dyert e stadiumit në Tuz, duke iu gjendur pranë shkodranëve që i konsideroi si një djep futbolli për të gjithë shqiptarët. /Sport Ekspres/

Next Post

Osmani – Predan: Rrisim marrëdhëniet miqësore me Slloveninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar sot Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në RMV, Milan Predan. Me këtë rast ka përgëzuar Ambasadorin e ri për marjan e funksionit duke i dëshiruar punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm si me paraardhësin e tij. Siç ka theksuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: