Kosova realizon fitoren historike në kualifikimet e Botërorit, e mposht Gjeorgjinë

vull

2 shtator, 2021 – Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Dardanët, të enjten në mbrëmje, në “Batumi Arena” kanë arritur ta mposhtin Gjeorgjinë, me rezultat 1:0, duke arkëtuar tri pikët e para në kuadër të Grupit B për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”. Fitorja e Dardanëve erdhi pas gjuajtjes së Vedat Muriqit me kokë, në minutën e 18-të, ndonëse zyrtarisht u llogarit si autogol i mbrojtësit të vendasve, Davit Khocholava. Në fakt, Valon Berisha harkoi mjaft mirë në zonë, kurse goditja e Muriqit u devijua nga mbrojtësi gjeorgjian. Kosova edhe pas golit tregoi lojë të mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por Lirim Kastrati në dy raste nuk arriti të dalë fitimtar në përballje me portierin vendas. Ndërkohë, në minutën e 84-t Dardanët realizuan nëpërmjet Vedat Muriqit por goli u anulua nga VAR. Pas kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e tretë në grup me tre pikë, derisa Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën më 5 shtator në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me Greqinë.

 

Next Post

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa kandidat për komunën e Çairit

Sot, u mbajt kuvendi i Degës së Lëvizjes BESA në Çair ku në një prezencë masovike u votuan anëtarët e rrinjë të kësaj dege. Fjalim i kandidatit për kryetar komune të Cairit, Kastriot Rexhepi Me aklamacion, për kryetar dege anëtarët më zgjodhën mua. Kjo, është një nder dhe një përgjegjësi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: