Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

KSH Shkëndija do të organizojë turne në garat e shahut

1 min read
Ditën e shtunë me fillim në orën 10:00, KSH Shkëndija do të organizojë turne në garat e shahut. Turneu do të zhvillohet në hapësirat e klubit.
Turneu do të zhvillohet sipas sistemit zviceran, do të luhen gjithsej 7 xhiro me kohë të limituar prej 10 minutash për secilin lojtar.
Të mirëseardhur janë të gjithë dashamirët e lojës së shahut që me prezencën e tyre do të japin kontribut në zhvillimin e kësaj loje në qytetin tonë.
Pjesëmarrja në turne kushton 100 denarë, ndërsa nga fondi i mbledhur nga pjesëmarrja do të ndahen shpërblimet si vijon:
Vendi I – 1000 denarë
Vendi II – 700 denarë
Vendi III – 500 denarë.
Të interesuarit për pjesëmarrje në turne mund të paraqiten në inbox, ose te organizatori Visar Salihi në numrin e telefonit: 070 986 711.