Humbja e fundit e 3-1 e Levantes ka sjellë përsëri kritikë tek trajneri i gjigantit Katalan, dhe në një kohë kur presioni po rritet në punën e tij, Ronald Kuman më në fund ka bërë një deklaratë duke diskutuar hapur për marrëveshjen, ose klauzolën që ai ka me Barcelonën.
“Asgjë nuk është 100 përqind e sigurt. Unë kam një klauzolë që lidhet vetëm me Barcelona dhe që mund të ndodhë pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2020. Vetëm atëherë mund të aktivizohet klauzola për një transferim te Barcelona, - zbulon Kuman, i cili përndryshe është një legjendë klubi në Camp Nou./KohaNews