Kuqezinjtë mbrojtjen e titullit e fillojnë me transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë

vull

Sezon i ri me ambicie të vjetra. Kampionët të shtunën në transfertën me Akademia Pandevin nisin sezonin garues 2019/2020 me pretendime të qarta për të fituar sërish titullin. Skuadra ka lënë pas paraqitjen në skenën europiane, që për dallim nga tre vitet paraprake kësaj rradhe nuk solli rendimentin e pritur, mirëpo tashmë vëmendja kthehet kah skena vendore ku pritet ekipi të rikonfirmojë dominimin.

Të rejat në skuadër
Stafi teknik javën e fundit paralel me punën standarde të paraparë për këtë periudhë, ka punuar edhe në aspektin psiqik për të ngritur ekipin në nivelin e duhur për këtë situatë kur fokusi duhet kthyer për sfidat kampionale. Takimi i parë në Strumicë vlerësohet maksimalisht dhe kërkohet start me tre pikë në sezonin e ri. Pa lëndime dhe pezullime, stafi teknik ka në disponim të gjithë futbollistët për takimin e parë me Akademia Pandevin.

Kundërshtari
Dueli me Akademia Pandevin faktikisht vëndon përballë njëra tjetrës kampionin dhe fituesin e Kupës. Ekipi nga Strumica do të nisë sezonin e tretë në elitën e futbollit vendor, ndërsa suksesin më të madh arritën sezonin e shkuar kur në kampionat u renditën në vendin e dytë, menjëherë pas Shkëndijës, ndërsa fituar trofeun e parë në histori, atë të Kupës. Deri tani dy ekipet janë përballur në tetë herë, me kuqezinjtë që numërojnë 4 fitore, dy herë ekipet kanë barazuar, ndërsa A. Pandev ka fituar në dy raste.

Takimi Akademia Pandev-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 17:30.

Next Post

337 rekrutë të rinj të FSK-së betohen solemnisht për shërbim ndaj Atdheut

Në kazermën ,,Adem Jashari’’ të Forcë së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, në prani të ministrit të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhanë betimin solemn për shërbim në FSK 349 rekrutë të rinj, pas përfundimit të Trajnimit Bazik nëntë-javorë në Komandën e Doktrinës dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: