Kuqezinjtë ndaj Strugës kërkojnë fitoren e 9-të me radhë

vull

Kuqezinjtë me përballjen ndaj Struga Trim&Lum hyjnë në tre xhirot e fundit të këtij sezoni, të cilin prej dy xhirosh e kemi mbyllur matematikisht dhe titulli mbetet vetëm zyrtarisht të konfirmohet përmes dorëzimit të trofeut për kampionët e vendit. Me objektivin e realizuar, Shkëndija në mesjavë deklasoi 5:3 Rabotniçkin në Shkup, duke çuar në 8-të numrin e fitoreve të njëpasnjëshme. Tani kërkohet vazhdimësi deri në fund edhe pse shumë normale është që të lojtarë të caktuar të ndjehet lodhje dhe stafi teknik në tre xhirot e fundit mbase mund edhe të kalkulojë me formacionin, për tu dhënë më shumë hapsirë për lojë futbollistëve që deri tani kanë pasur më pak minuta. Duke parë se xhiroja e 30-të ka qëlluar që në cilësi të vendasit të luajnë dy ekipet tetovare dhe faktit që Renova po lufton për mbijetesë dhe ndjenë nevojën e fushës vendase, kryesia e klubit ka treguar mirëkuptim duke vendosur që ndeshjen me Strugën si vendas ta luajmë në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Të rejat në skuadër

Ljupço Doriev dhe Mexhit Neziri munguan të mërkurën ndaj Rabotniçkit shkaku i pezullimit me 5 kartona dhe tashmë kthehen në ekip për të konkuruar për duelin e të shtunës me Strugën.

Kapiteni Bejtullai është lënë i lirë për këtë ndeshje pasi ditët e fundit ka ndjerë lodhje nga ngarkesat fizike, ndërsa për formacionin stafi teknik do të vendos disa orë para fillimit të takimit.

Kundërshtari

Struga Trim&Lum e Makedonija Gjorçe Petrov janë në garë të ashpër për pozitën e tretë që siguron dalje në Kupat e Europës dhe në kushte kur Shkëndija ka mbyllur çështjen e titullit, pikërisht kjo është beteja më interesante që vazhdon në kampionat, bashkë me garën për mbijetesë. Struga T&L mban vendin e katërt me 48 pikë, tre më pak se Makedonija Gj.P. e vendit të tretë. Tre xhirot e mbetura të dy ekipet janë të detërminuara për të dhënë gjithçka në drejtim të sigurimit të kësaj pozite, që ka vlerën e pjesëmarrjes në garat e Europës verën që pason.    Ndeshja Shkëndija-Struga Trim&Lum luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë Shkëndija Channel në YouTube.

Next Post

PS-ja synon shkarkimin e Metës, nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve

Partia socialiste ka depozituar në parlament nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Dokumenti është firmosur nga 36 parlamentare të kuvendit aktual, duke startuar dhe ngritjen e komisionit hetimor, duke u mbështetur në nenin 90 të kushtetutës. Por, deklarimet e socialistëve për shkarkimin e tij Meta i konsideroi Shashke që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: