KUQEZINJTË NESËR PËRBALLEN ME MARIBORIN

vull

Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të cilat kuqezinjtë janë duke i zhvilluar në Slloveni. Ekipi i Mariborit do të jetë testi i dytë për kuqezinjtë, pas barazimit 1:1 me Ferencvaroshin në ndeshjen e parë miqësore.

Ngjashëm si në ndeshjen e parë, trajneri Artim Shaqiri do të ketë mundësinë të inkuadrojë në lojë të gjithë lojtarët të cilët i ka në dispozicion. Me ndeshjen e nesërme përmbyllet një javë e plotë e stërvitjeve intensive, ndërsa deri në përfundim të fazës së dytë përgatitore mbeten të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera miqësore.

Ndeshja luhet me fillim në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 18 qershor 2022

Ndeshje miqësore

Next Post

Si dështuan 42 kryetar komunash të VMRO, nuk arritën të sjellin as nga 150 qytetarë në protestë

Sipas vlerësimeve të institucioneve kompetente, sonte në protestën e VMRO-DPMNE-së para ndërtesës së Qeverisë kanë qenë të pranishëm nga 12 deri në 14 mijë qytetarë. Përveç që flet për kapacitetin e dobët të partisë për të animuar anëtarësinë e saj, flitet edhe për atë se si perceptohen kryetarët e VMRO-DPMNE-së […]

Subscribe US Now