Kuqezinjtë regjistrojnë fitoren e 10-të sezonale dhe pas triufmit 2:0 ndaj Bellasicës çojmë në 4 pikë diferencën me vendin e dytë.

vull

Vazhdon seria pozitive e kuqezinjëve që marrim fitoren e tretë me rradhë pa gol të pranuar (Makedonija Gj.P. 5:0, Boreci 0:2 dhe Bellasica 2:0), duke regjistruar triumfin e 10-të sezonal. Një super realizim me kokë i Bejtullait në pjesën e parë dhe realizimi i 14-të sezonal i Ibraimit në të dytën na çojnë në kuotën e 36-të pikëve, katër më shumë se dy ndjekësit më të afërt Shkupi dhe Makedonija Gj.P..

Fillimi i ndeshjes solli lojë të qetë, me Shkëndijën që kishte iniciativë në terren, por pa mundur të krijojë ndonjë mundësi më serioze për gol, ndërkohë që mysafirët të tërhequr në mbrojtje shansin e tyre e kërkonin në kundërzbritje. Kuqezinjtë vetëm në fazën finale të pjesës së parë filluan të rrezikojnë më konkret, kur Ibraimi kishte dy goditje në kuadrant por shpëtoi në dy rastet portieri Gjorgiev, ndërkohë që në anën tjetër në minutën e 37-të pas një kundërsulmi tentimi i Kalanoskit goditi pjesën e jashtme të rrjetës së Zahovit. Në këtë periudhë mbetëm pa Muratin që pësoi një tërheqje muskulare dhe u detyrua të braktisë ndeshjen, duke u zëvendësuar nga Neziri. Këtu u duk se pjesa e parë do mbyllej pa gola, por në minutën e 45-të kapiteni Egzon Bejtullai prish ekuilibrat me super realizim me kokë, pas harkimit të bukur të Alimit nga këndorja.

🔥Super realizim me kokë nga kapiteni për epërsi pas pjesës së parë

#ShkëndijaBellasica

Posted by KF Shkëndija on Wednesday, December 9, 2020

Pjesa e dytë solli futboll të hapur në terrenin e rëshqitshëm për lojë, pasi miqtë kërkonin barazimin, ndërsa Shkëndija golin e dytë që do të mbyllte ndeshjen. Qëllimit i’a arritëm në minutën e 60-të kur pas një aksioni të Totres, në pozitë të mirë shërbehet me top Besart Ibraimi që në tentimin e tretë mund portierin mysafir Gjorgiev duke dyfishuar epërsinë. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija kontrollonte ngjarjet në fushë dhe humbi disa mundësi për gol të tretë, ndërsa në fund për të vendosur shenjë në këtë triumf u përkujdes edhe portieri Zahov që me një intervenim të shkëlqyeshëm ruajti të paprekur portën për të tretën ndeshje me rradhë, kur fitoi duelin ballë për abllë me Ivanoskin. Në fund fitorja ishte për tanët që koleksionojnë triumfin e 10-të sezonal dhe çojnë në 16-të numrin e ndeshjeve pa disfatë.

 

Fitorja e 1️⃣0️⃣ sezonale 🌧
#ShkëndijaBellasica

Posted by KF Shkëndija on Wednesday, December 9, 2020

SHKËNDIJA – BELLASICA 2:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Arbitër: Konstantin Vllaho (Shkup)
Golashënues: Bejtullai 45’ dhe Ibraimi 60’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (Neziri 36’), Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Ahmedi (Doriev 70’), Totre (Ramadani 70’), Elezi (Nafiu 60’), Zejnullai, Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka
BELLASICA: Gjorgiev, Milushev (c), Spasov, A. Kocev (V. Kocev 85’), Ramzoski, Sulev, Kalpaçki, Ivanovski, Serafimovski, Mihailov, Kalanoski (Çukarski 46’).
Trajner: Shefki Arifovski

Next Post

Kryeministri Zaev: Vetoja e Bullgarisë është gabim i papërgjegjshëm

I nderuar popull maqedonas, Të nderuar qytetarë të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, Të gjithë e dimë se nga ky moment Bashkimi Evropian nuk arriti pëlqim për pranimin e kornizës negociuese për vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është lajm i hidhur për tërë kombin tonë. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: