Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kuqezinjtë të enjten kërkojnë përmbysje të negativës prej dy golave kundër Riga-s së Letonisë

2 min read

Kuqezinjtë të enjten kërkojnë përmbysje të negativës prej dy golave kundër Riga-s së Letonisë në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Detajet e ndeshjes:

  • E enjte, 29 korrik
  • Ndeshja e dytë – Raundi i dytë eliminatorë i Conference League
  • Stadiumi “Todor Proeski” – Shkup
  • 🆚 Riga | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 3

Opinioni:

Gjoka: “Ne e dimë situatën në të cilën gjendemi, kemi humbur 2:0 ndeshjen e parë edhe pse verdikti i asaj ndeshje duhej të ishte ndryshe duke llogaritur faktin se skuadra prodhoi. Jam shumë i bindur se skuadra nesër do të jetë gati të japë diçka për të arritur objektivin që kemi”.

Ibraimi: “Ne kemi analizuar ndeshjen e parë due mendoj se humbja 2:0 nuk ishte e realtë. Kishim rastet tona, por fati nuk ishte me ne. Tash me rëndësi është të japim maksimumin në të gjitha aspektet, pasi unë besoj në kualifikim. Të minimizojmë sa më shumë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë dhe me koncentrim maksimal të realizojmë objektivin”.

Të rejat në skuadër:

Trajneri Ernest Gjoka mund të merr frymë pak më lirshëm pasi fiton në zgjedhje në repartin e mbrojtjes ku tashmë do të mund të llogarisë në shërbimet e Jan Krivakut dhe Leard Sadriut. Krivak kthehet pasi humbi ndeshjen e parë me Rigën shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja e kthimit me Mura-n në eliminatoret e Champions League, ndërsa Sadriu është rikuperuar pas lëndimit të këmbës. Jashta mbetet mesfushori Bruno Dita që vazhdon të ketë probleme me meniskun.