LAZIM DESTANI URON KUQEZINJTË PËR TITULLIN

vull

Shkëndija të dielën pranoi trofeun për titullin e kampionit në sezonin aktual 2018/2019, ndërsa një ditë pas festës z. Lazim Destani me një letër të hapur ka uruar gjithë ata që ndjejnë veten të afërt me skuadrën kuqezi.


“E nderuara familje e madhe kuqezi, të nderuar lojtarë të KF Shkëndija, trajnerë, staf i administratës, gjithë ju që jeni pjesë e klubit dhe ju të nderuar spektatorë të skuadrës sonë të përbashkët.

Jam i gëzuar që ne të gjithë së bashku vazhdojmë të shënojmë momente të reja suksesi me skuadrën tonë të dashur, me Shkëndijën. Në mënyrë të veçantë më gëzon titulli i ri i kuqezinjve tanë, kampion shtetëror, duke manifestuar edhe në këtë stinor dominim në elitën e futbollit në vendin tonë.

Jemi krenarë që hap pas hapi po arrijmë që premtimet t’i kthejmë në vepra dhe uroj e besoj që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë rritëm zhvillimi.

 

 

Çdo titull i fituar e ka shijen e vet, ndërsa e veçanta e sivjetme është se Shkëndija po e prek një tjetër moment historik, pra për herë të parë sivjet Shkëndija e mbrojti titullin e kampionit.

Katër trofe brenda tre viteve është arritje historike për Shkëndijën dhe duke i ditur ambicjet tona të përbashkëta, këto suksese na inkurajojnë të punojmë me përkushtim akoma më të madh drejt sfidave të reja që i kemi në rrugën e ecjes sonë përpara.

Jam i bindur se Shkëndija do të vazhdojë punën me dedikim për ta dominuar skenën e futbollit në vend. Por në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë edhe hapin tjetër të radhës në Kupat e Europës. Tashmë tre vitet e fundit Shkëndija po arrin play-off-in në garën e Europa Ligës, ndërsa uroj që sivjet ta kalojmë këtë prag e ta shijojmë bukurinë e hyrjes në grupe. Besoj se tash para vetes kemi një verë tjetër përplot me emocione e kënaqësi që do të na sjellin paraqitjet e Shkëndijës në Europë. Uroj me kuqezinjtë të shijojmë sa më shumë suksese e gëzime.

Duke ju falënderuar ju mbështetësve të Shkëndijës që gjithmonë i qëndroni pranë skuadrës suaj të zemrës, dhe në veçanti tifogrupin e Ballistëve, – ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e Shkëndijës kuqezi drejt sukseseve të reja.”

Next Post

ATK ka në prioritet fuqizimin e kapaciteteve profesionale

Drejtori i Përgjithshëm ATK-së, Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) për të diskutuar rreth bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, edukimin e vazhdueshëm profesional, organizimin e seminareve dhe kampanjave edukative për […]

Subscribe US Now